Bota

Gjermania: Do të nisim deri në 400 ushtarë pranë KFOR-it në Kosovë

Në njoftimin e tyre saktësohet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

2 Shkurt 2024, 18:47 Nga M.B
Gjermania: Do të nisim deri në 400 ushtarë pranë KFOR-it
Foto ilustruese

KOSOVA- Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë. Në njoftimin e tyre saktësohet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, thuhet në njoftim. 

KFOR-i ka aktualisht rreth 4 mijën e 500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

kosova kfor

Sondazh

Poll