Politike

Bardhi takim me senatorët amerikanë: SHBA, rol të pazëvendësueshëm për përmbushjen e standardeve për anëtarësim në BE

Bardhi shkruan se SHBA ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Europian

2 Shkurt 2024, 15:25 Nga r.ll
Bardhi takim me senatorët amerikanë: SHBA, rol të
pamje nga takimi

SHBA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga e hëna ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ndau pamje nga takimi me senatorët James Lankford dhe Mike Lee. Bardhi shkruan se SHBA ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Europian

“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, sëbashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.

Bisedat për Shqipërinë përqëndrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale“- shkruan Bardhi.

gazment bardhi shba james lankford mike lee

Sondazh

Poll