Bota

Rrufeja godet një avion me 50 pasagjerë gjatë fluturimit

Mësohet se avioni gjatë fluturimit  Larnaka-Bejrut është goditur nga një rrufe.

1 Shkurt 2024, 15:06 Nga N.F
Rrufeja godet një avion me 50 pasagjerë gjatë fluturimit
Foto ilustruese

QIPRO- Një incident është regjistruar gjatë një flututimi të një avioni të Cyprus Airways. Mësohet se avioni gjatë fluturimit  Larnaka-Bejrut është goditur nga një rrufe.

Sipas informacioneve të Cyprus Times për shkak të kushteve të këqija atmosferike që mbizotëronin dje në zonë, avioni është goditur nga rrufeja. Nga goditja u dëmtua avioni por nuk pengoi fluturimin. Ai u ul i sigurt në aeroportin e Bejrutit ku qëndroi gjatë natës për procedurat e nevojshme të riparimit.

Në bordin e avionit ndodheshin rreth 50 pasagjerë dhe 6 anëtarët e ekuipazhit u kthyen në Qipro me një tjetër fluturim për të vazhduar siç ishte planifikuar.

avion fluturim rruf qipro

Sondazh

Poll