Bota

Gjendje e jashtëzakonshme në Katalonjë për shkak të thatësirës

Masat kanë të bëjnë me rreth 200 fshatra, qyteza dhe qytete, përfshirë Barcelonën.

1 Shkurt 2024, 14:30 Nga E.d
Gjendje e jashtëzakonshme në Katalonjë për shkak të
Foto ilustruese

SPANJË- Situatë katastrofike raportohet në Katalonjë për shkak të thatësirës historike që prej tre vitesh po prek këtë rajon në verilindje të Spanjës, ku rezervat ujore janë në nivele kritike. Vendimi, i cili u njoftua nga presidenti i qeverisë rajonale, Pere Aragones, përkthehet në një kufizim të konsumit të ujit nga gjashtë milionë banorët e rajonit, me kufizime veçanërisht të rrepta për industrinë dhe bujqësinë, shkruanjë mediat e huaja

Masat kanë të bëjnë me rreth 200 fshatra, qyteza dhe qytete, përfshirë Barcelonën. Ato u miratuan pasi niveli në rezervuarët e ujit ra në 16% të kapacitetit të tyre. Pushteti vendor saktësoi se banorët do të duhet të ulin me 5% konsumin e ujit dhe, ndër të tjera, tashmë do t'u ndalohet larja e makinave apo mbushja e pishinave. Nërsa ermerët duhet të ulin konsumin e ujit me 80%. 

Gadishulli Iberik është më i thatë se sa ka qenë në 1200 vjet, sipas një raporti të vitit 2022. Kjo i ka shtyrë zyrtarët në Katalonjë të marrin në konsideratë dërgimin e ujit në Barcelonë, një masë e zbatuar në vitin 2008 kur niveli i ujit në rezervuarë kishte arritur në 20 % e kapacitetit të tyre, ndërkohë që kishte më pak impiante shkripëzimi.

 

 

 

 

 

 

 

pere aragones gadishulli iberik

Sondazh

Poll