Bota

E rëndë në Londër/ Hidhet acid në drejtim të një nëne dhe dy fëmijëve të saj, plagosen edhe 6 persona

Plagosja e nëntë personave ka ardhur pasi është hedhur acid në drejtim të një gruaje dhe dy fëmijëvë të saj.

1 Shkurt 2024, 07:59 Nga N.F
E rëndë në Londër/ Hidhet acid në drejtim të
Pamje nga vendi i ngjarjes

ANGLI- Një ngjarje tronditëse ështe regjistruar mbrëmjen e djeshme në Londër ku janë plagosur nëntë persona. Plagosja e nëntë personave ka ardhur pasi është hedhur acid në drejtim të një gruaje dhe dy fëmijëvë të saj.

Gjashtë përsonat e tjerë u plagosën në tentativë për të shpëtuar nënën me dy fëmijë. Pesë prej të përfshirëve u dërguan në spital. Lëndime të lehta kanë marrë dhe një efektiv i cili ndërhyri në ngjarje ndonëse policia nuk arriti të arrestonte autorin.

“Një burrë është parë duke ikur nga vendi i ngjarjes. Ne po marrim burime nga vendi i ngjajres për të kapur këtë individ dhe puna po vazhdon për të përcaktuar se çfarë ka çuar në këtë incident të tmerrshëm,” shton policia.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër tha se kishin trajtuar nëntë persona, pesë prej të cilëve u dërguan në një qendër të madhe të traumës. Tre pacientë u dërguan në një spital lokal dhe tjetri u largua pa shumë dëmë nga vendi i ngjarjes.

angli londer acid

Sondazh

Poll