Bota

Objekt i "rrezikshëm" në ambasadën izraelite në Suedi, policia ndërhyn me fadromë, ambasadori e quan terrorizëm

Ambasadori izraelit në Suedi Ziv Nevo Kulman tha se kishte pasur një tentativë sulmi ndaj ambasadës dhe punonjësve të saj.

31 Janar 2024, 18:30 Nga E.d
Objekt i "rrezikshëm" në ambasadën izraelite në
Foto nga vend ngjarja

SUEDI- Një objekt i rrezikshëm i gjetur jashtë ambasadës izraelite në Stokholm është shkatërruar. Policia tha për BBC se ishte shumë herët për të dhënë detaje të mëtejshme mbi objektin. Ata thanë se askush nuk ishte lënduar.  Ambasadori izraelit në Suedi Ziv Nevo Kulman tha se kishte pasur një tentativë sulmi ndaj ambasadës dhe punonjësve të saj.

 "Ne nuk do të trembemi nga terrori", postoi Ziv Nevo Kulman. Ai falenderoi autoritetet suedeze për veprimin e tyre të shpejtë. 

Në postimin e saj, zëvendëskryeministrja e Suedisë Ebba Busch tha se ajo ishte e tronditur, duke shtuar: Urrejtja kundër Izraelit është e frikshme. Ekstremizmi i dhunshëm duhet të ndalet

Transmetuesi kombëtar suedez SVT tha se policia e armatosur ndoqi vendin e ngjarjes dhe solli me vete thasë me rërë, që thuhet për t'i përdorur gjatë asgjësimit të objektit.

ziv nevo kulman ebba busch

Sondazh

Poll