Bota

Tensionet në Detin e Kuq, mijëra dhe bagëti bllokohen në brigjet e Australisë

Më shumë se 16,000 kafshë janë në bordin e MV Bahijah të ankoruar në Australinë Perëndimore, ku nxehtësia po shton presionin mbi qeverinë australiane për të vendosur nëse do të rieksportohet ngarkesa e gjallë ose do të lejojë anija të kthehet në ankorim pas më shumë se tre javësh në det.

31 Janar 2024, 17:10 Nga r.ll

Tensionet në Detin e Kuq, mijëra dhe bagëti bllokohen në

AUSTRALI- Mijëra dele dhe bagëti kanë mbetur të bllokuara në brigjet e Australisë pasi autoritetet urdhëruan anijen me pronësi izraelite që transportonte ngarkesën e gjallë të kthehej pas frikës se mund të vihej në shënjestër nga rebelët Houthi në Detin e Kuq.

Më shumë se 16,000 kafshë janë në bordin e MV Bahijah të ankoruar në Australinë Perëndimore, ku nxehtësia po shton presionin mbi qeverinë australiane për të vendosur nëse do të rieksportohet ngarkesa e gjallë ose do të lejojë anija të kthehet në ankorim pas më shumë se tre javësh në det.

Departamenti i Bujqësisë, Peshkimit dhe Pylltarisë tha sot se po shqyrtonte një kërkesë nga eksportuesi për të shkarkuar disa nga kafshët, përpara se të rieksportonin pjesën e mbetur. Mbrojtësit e mirëqenies së kafshëve thonë se ato duhet të shkarkohen urgjentisht, shkruan CNN.

Tregtia e eksportit të gjallë të Australisë ka qenë prej kohësh një pikë fërkimi midis industrisë dhe atyre që thonë se i jep përparësi të ardhurave mbi mirëqenien e kafshëve. Qeveria australiane është zotuar të përfundojë eksportin e gjallë të deleve, por ende nuk ka dhënë një afat kohor se kur do të ndodhë kjo.

australi tensionet ne detin e kuq

Sondazh

Poll