Bota

E rëndë në Brazil, burri vret gruan pas debatit, trupin e pajetë e hedh në rrugë para shtëpisë së prindërve

Gjatë debatit Alexander Gunsch dyshohet se e kapi gruan e tij Debora Michels nga qafa dhe e hodhi atë në një dollap.

31 Janar 2024, 15:30 Nga N.F
E rëndë në Brazil, burri vret gruan pas debatit, trupin e
Çifti brazilian

BRAZIL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil ku një burrë vrau gruan e tij, një influencuese e njohur fitnesi pas një debati mes çiftit. Gjatë debatit Alexander Gunsch dyshohet se e kapi gruan e tij Debora Michels nga qafa dhe e hodhi atë në një dollap.

Gruaja e tij filloi të ndihej e sëmurë dhe shpejt humbi mendjen. Më pas ai u nis për ta çuar në spital, por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, e hodhi në trotuar përballë shtëpisë së prindërve të saj. Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur i dyshuari hoqi trupin e Debit nga makina e tij dhe e hodhi në trotuar. Vëllai i viktimës u shpreh se kjo situatë është e neveritshme dhe se familja kërkon drejtësi.  Ai gjithashtu shtoi se Deby dëshironte një divorc.

 “Familja ka shumë forcë për të përballuar këtë situatë. Komuniteti është i tmerruar. Një ditë para krimit ata po diskutonin për divorcin. Gjithçka dukej se ishte mirë, derisa prindërit e mi u zgjuan dhe gjetën vajzën e tyre të vdekur para shtëpisë”, tha vëllai.

Hetimet policore vazhdojnë dhe bashkëshorti ndodhet në burg. Deby ishte e njohur në mediat sociale dhe kishte mijëra ndjekës që ndoqën stërvitjet dhe këshillat e saj si trajnere personale. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????é???????????????? ???????????????????????????? (@personaldebbymichels)

vrasje brazil influencer

Sondazh

Poll