Bota

Akuzohet se ka lidhje me sulmin e 7 tetorit, SHBA: Asnjë financim amerikan për agjencinë e OKB-së deri kur të kryehen ndryshime themelore

Disa njerëz janë shkarkuar dhe një hetim është duke u zhvilluar, me disa raporte që pretendojnë se anëtarët e stafit dyshohet se kanë marrë pjesë në masakrat e kibucit dhe në rrëmbimet e pengjeve izraelite. 

31 Janar 2024, 09:39 Nga r.ll
Akuzohet se ka lidhje me sulmin e 7 tetorit, SHBA: Asnjë financim amerikan
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se nuk do të rifillojnë financimin e saj për agjencinë palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) derisa të kryhen "ndryshimet themelore". 

Vende të mëdha, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë ndërprerë fondet për agjencinë pas akuzave izraelite se disa nga stafi i saj morën pjesë në sulmin e 7 tetorit nga militantët e Hamasit, shkruan Sky News.

Disa njerëz janë shkarkuar dhe një hetim është duke u zhvilluar, me disa raporte që pretendojnë se anëtarët e stafit dyshohet se kanë marrë pjesë në masakrat e kibucit dhe në rrëmbimet e pengjeve izraelite. 

SHBA është donatori më i madh i agjencisë, me zëdhënësin e Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, duke thënë të martën se Uashingtoni siguron rreth 300-400 milion dollarë në vit. UNRWA paralajmëroi se nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë operacion humanitar pas fundit të shkurtit nëse financimi nuk rifillon. 

agjencia e okb shba

Sondazh

Poll