Bota

14 vjet burg për korrupsion, ish-kryeministri pakistanez dënohet për herë të dytë brenda dy ditësh

Këto dënime të fundit vijnë vetëm një javë para zgjedhjeve të Pakistanit që mbahen më 8 shkurt, një votim në të cilin atij i ndalohet të kandidojë dhe ku partia e tij, Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI), është përballur me kufizime të fushatës.

31 Janar 2024, 08:42 Nga r.ll
14 vjet burg për korrupsion, ish-kryeministri pakistanez dënohet
imran khan dhe gruaja e tij

PAKISTAN- Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi janë dënuar me 14 vjet burg, një ditë pasi ish-kryeministri pakistanez u burgos me 10 vjet.

Khan, i cili u rrëzua nga pushteti si kryeministër nga kundërshtarët e tij në vitin 2022, po vuan tashmë një dënim prej tre vjetësh burgim pasi u dënua për korrupsion. Të martën ai u dënua për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe të mërkurën u dënua me 14 vjet për një tjetër rast korrupsioni. Khan ka thënë se rastet e shumta kundër tij janë të motivuara politikisht, sipas BBC.

Këto dënime të fundit vijnë vetëm një javë para zgjedhjeve të Pakistanit që mbahen më 8 shkurt, një votim në të cilin atij i ndalohet të kandidojë dhe ku partia e tij, Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI), është përballur me kufizime të fushatës.

Besohet se dënimet ndaj tij do të kryhen njëkohësisht. Khan ka qenë tashmë i ndaluar, kryesisht në burgun e Adiala, që nga arrestimi i tij gushtin e kaluar.

Edhe bashkëshortja e tij Bushra Bibi u dorëzua në burg pas vendimit të së mërkurës. Të dy u martuan në vitin 2018, disa muaj përpara se Khan të zgjidhej kryeministër.

Ata i kishin mohuar akuzat se kishin shitur dhuratat shtetërore që kishin marrë në detyrë për përfitime personale. Së bashku me dënimet 14-vjeçare, ata u urdhëruan gjithashtu të paguanin një gjobë prej mbi 1.5 miliardë rupi (5.3 milionë dollarë).

imran khan pakistan

Sondazh

Poll