Bota

Aksidentohet furgoni me punëtorë në Maqedoninë e Veriut, ndërron jetë 24-vjeçari, 20 të plagosur

Bëhet ne dije se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon që transportonte punëtorë.

30 Janar 2024, 20:04 Nga M.B
Aksidentohet furgoni me punëtorë në Maqedoninë e Veriut,
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident ka ndodhur në rrugën Manastir-Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut, ku raportohet se një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur. Bëhet ne dije se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon që transportonte punëtorë. Po ashtu mësohet se aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit dhe në vendngjarje humbi jetën drejtuesi i makinës, një 24-vjeçar. 20 të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe raportohet se asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

maqedonia e veriut aksident

Sondazh

Poll