Bota

Kievi: Rusia nuk ka dorëzuar trupat e pretenduar të të burgosurve ukrainas nga avioni që u rrëzua

Kievi ka thënë se Moska nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pohimin e saj se 65 ushtarë ukrainas të kapur ishin në bordin e aeroplanit të transportit ushtarak rus.

30 Janar 2024, 17:54 Nga M.B

 

Kievi: Rusia nuk ka dorëzuar trupat e pretenduar të të burgosurve
Foto ilustruese

UKRAINA- Një zyrtar ushtarak ukrainas tha sot se Rusia nuk po tregonte gatishmëri për të kthyer trupat e dhjetëra të burgosurve ukrainas të luft të vdekur nga aksidenti ajëror i avionit ushtarak në rajonin e Belgorodit javën e kaluar. Kievi ka thënë se Moska nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pohimin e saj se 65 ushtarë ukrainas të kapur ishin në bordin e aeroplanit të transportit ushtarak rus. Moska thotë nga ana tjetër se avioni u rrëzua nga Ukraina gjatë rrugës për shkëmbimin e të burgosurve. Ukraina nga ana e saj as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar që forcat e saj e kanë rrëzuar atë.

"Është një deklaratë nga Rusia që të burgosurit tanë ishin atje, dhe deri më tani ne mund të analizojmë vetëm fjalët e tyre. Tani nuk ka gatishmëri për të transferuar trupat nga ana tjetër," tha zëdhënësi ukrainas, Andriy Yusov.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll