Bota

Lajçak pas takimit me Kurtin: Të implementohet sa më parë marrëveshja për normalizimin Kosovë-Serbi

Lajçak tha se në Prishtinë ishte për të diskutuar për dialogun dhe progresin e mundshëm që mund të arrihet para se institucionet e Bashkimit Evropian të shkojnë në zgjedhje.

30 Janar 2024, 18:49 Nga M.B
Lajçak pas takimit me Kurtin: Të implementohet sa më parë
Miroslav Lajçak

KOSOVA- Ka përfunduar takimi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Pas takimit Lajçak ka folur për mediat në lidhje me temat që u biseduan. Lajçak tha se në Prishtinë ishte për të diskutuar për dialogun dhe progresin e mundshëm që mund të arrihet para se institucionet e Bashkimit Evropian të shkojnë në zgjedhje.

“Vitin e kaluar kemi pasur rezultate të rëndësishme, si njohja e targave, por kishim përparim të vogël në rrugën për Normalizimin e Marrëdhënieve. Më nuk ka nevojë të pyetët se çfarë të bëhet e as si të bëhet por kur duhet të bëhet implementimi. Nëse më pyesni mua unë do të kisha thënë që sa më parë të bëhet implementimi. Kisha bisedime të gjata me Kurtin e Bislimin dhe tani do të analizojmë ato që kemi dëgjuar nga ta. Do të njoftojë shtetet anëtare të BE-së për këto takime”, tha ai.

Lajçak tha se bisedat kanë qe të sinqerta dhe se paraprakisht për përmbajtjen e këtyre temave duhet të njoftojë shtetet anëtare të BE-së. Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për agresionin e Serbisë më 24 shtator, teksa tha se për sulmin terrorist, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Lajçak shtoi se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe për vendimin e Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit në pagesat me para të gatshme në vend.

“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë. Sulmi i Bajnskës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, tha Lajçak.

Lajçak foli edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informacione.

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak.

miroslav lajçak albin kurti

Sondazh

Poll