Bota

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Talat Xhaferrin në detyrën e re: Moment historik për shqiptarët

Po ashtu Këshilli ka gjetur rastin të urojë  partitë politike shqiptare për këtë arritje dhe të gjithë shiptarët që jetojne në trojet e tyre etnike në Maqedonine e Veriut.

30 Janar 2024, 13:28 Nga S.N
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Talat Xhaferrin në
Talat Xhaferri

SHKUP- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Talat Xhaferrin në detyrën e re si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Këshilli ka shprehur besimin në suksesin që do ketë në drejtimin e shtetit. Po ashtu Këshilli ka gjetur rastin të urojë  partitë politike shqiptare për këtë arritje dhe të gjithë shiptarët që jetojne në trojet e tyre etnike në Maqedonine e Veriut.

"Nga sot, Republika e Maqedonisë Veriut do të ketë një Kryeministër Shqiptar, i pari në historinë e moderne të këtij shteti. Ky moment historik nuk është i rastësishëm. Shqiptarët në rajon e veçanërisht në Maqedoninë e Veriut kanë bërë përpjekje titanike për respektimin e të drejtave të tyre. Kontributi dhe vizioni i Shqiptarëve dhe i përfaqësuesve të tyre politikë në shtetë-formim, në mbështetjen pa kushte të vijimit të proceseve të integrimit euro-atlantik, si dhe orientimi i tyre drejt demokracive perëndimore kanë qenë faktorë themelorë në progresin e RMV drejt ndërtimit të një shteti demokratik multi-etnik, në anëtarësimin e saj në NATO dhe në avancimin drejt integrimit në BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është besimplotë se Z. Talat Xhaferi, një nga personalitetet më të spikatura ndër përfaqësuesit politikë të Shqiptarëve në RMV, me eksperiencën e jashtëzakonshme dhe maturinë që e karakterizon, do të udhëheqë me sukses të plotë qeverinë e RMV deri në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të prill-majit të këtij viti. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson gjithashtu se zgjedhja e një përfaqësuesi politik të Shqiptarëve në krye të qeverisë së RMV, i shërben më së miri forcimit të sigurisë e paqes, të demokracisë e mirëkuptimit ndër-etnik si dhe do të shërbejë si një shembull demokracie për tu ndjekur në të gjithë rajonin tonë. Duke uruar Kryeministrin Talat Xhaferi për sa më shumë suksese në krye të qeverisë, KASH gjen rastin të urojë për këtë arritje historike edhe partitë politike Shqiptare dhe të gjithë Shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Republikën e Maqedonisë se Veriut”, thuhet në reagimin e tyre.

Talat Xhaferi shënoi histori duke u bërë kryeminitri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut . Pasi la postin si Kryetar i Kuvendit, ai do të shërbejë si kryeministër në qeverinë teknike 100 ditore.

talat xhaferri këshilli i ambasadorëve shqiptarë

Sondazh

Poll