Bota

Bastisje në një objekt në Zveçan, policia: Gjetëm thasë me rërë, janë përdorur për barrikadat në Rudar

Mësohet se brenda objektit janë gjetur disa thasë të mbushura me rërë, të cilat në të kaluarën janë përdorur në barrikadat në Rudar dhe në hyrje të Zveçanit.

30 Janar 2024, 12:37 Nga N.F
Bastisje në një objekt në Zveçan, policia: Gjetëm
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një objekt në Zveçan. Mësohet se brenda objektit janë gjetur disa thasë të mbushura me rërë, të cilat në të kaluarën janë përdorur në barrikadat në Rudar dhe në hyrje të Zveçanit. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani tha se sipas informacioneve thasër mund të përdoreshin sërish në të ardhmen.

“Kemi pasur informacione dhe kemi pranuar sërish informacione se në një objekt mund të ketë thasë të mbushur me zallë që janë përdorur në të kaluarën si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar dhe te hyrja në Zveçan. Janë tërheqë këta thasë dhe kemi pasur informacion se të njëjtat mund të përdoreshin sërish në të ardhmen”, tha Elshani. Ai më tej theksoi se bastisja ende nuk ka përfunduar. 

kosove bastisje zvecan barrikada

Sondazh

Poll