Bota

Shpërthimi i një makine djeg një kompleksh apartamentesh në Roterdam, plagosen disa persona

Mësohet se ngjajra ka ndodhur të hënën më 29 janar pak para orës 20:25.

30 Janar 2024, 09:36 Nga N.F
Shpërthimi i një makine djeg një kompleksh apartamentesh në
Pamje nga vendi i ngjarjes

HOLANDË- Një shpërthim i fortë është regjistruar në një kompleks apartamentesh në Roterdam ku mbetën të plagosur disa persona. Mësohet se ngjajra ka ndodhur të hënën më 29 janar pak para orës 20:25. Mediat lokale raportojnë se një shpërthim në një makine nën kompleksin e banimit  shkaktoi që zjarri të përhapej në apartamenteve.

Nga pamjet e  publikuara në rrjetet sociale duken ndërtesat në flakë, me mbeturina që rrethojnë zonën dhe zjarrfikësit që punojnë për shuarjen e zjarrit. Sipas autoriteteve, banorët e të paktën 25 banesave duhej të zhvendoseshin përkohësisht.

 

roterdam shperthim zjarr

Sondazh

Poll