Sport

Tjetër tragjedi në Meksikë! Futbollistin 31-vjeçar e ekzekutuan me gjashtë plumba brenda në stadium pas ndeshjes…

Një person i armatosur, i cili po udhëtonte me një motoçikletë, hyri në stadium pas përfundimit të një ndeshjeje amatore dhe hapi zjarr, duke plagosur për vdekje 31-vjeçarin.

29 Janar 2024, 21:05 Nga DOSJA

Tjetër tragjedi në Meksikë! Futbollistin 31-vjeçar e

MEKSIKE - Lajmet nga Meksika vazhdojnë të jenë tragjike! Përveç grabitjes në shtëpinë lojtarit të AEK-ut, Rodolfo Pizarro, që rezultoi me vdekjen e tezes dhe plagosjen e nënës së tij, u raportua edhe një vrasje brenda fushës së futbollit!

Konkretisht dje, futbollisti 31-vjeçar, Sergio Alberto Jauregui, i cili luante në klubin amator Aroseros de Cuautla, u vra me gjashtë plumba menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në të cilën po luante, në stadiumin “Santa Ynez” në qyteti i Cuautla.

Sipas raportimeve, një person i armatosur, i cili lëvizte me motoçikletë, ka hyrë në stadium dhe ka qëlluar duke plagosur për vdekje 31-vjeçarin, i cili në atë moment ndodhej në stol duke pushuar dhe më pas është larguar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll