Sport

Romario mbush 58 vjeç, por vëmendjen e merr Neymar “bullafiqi”! - VIDEO

Neymar Jr u shfaq mbipeshë në festën e Romarios, duke ngritur pikëpyetje për karrierën e tij.

29 Janar 2024, 20:48 Nga DOSJA
Romario mbush 58 vjeç, por vëmendjen e merr Neymar

BRAZIL - Sulmuesi brazilian i Al Hilalit, Neymar Jr. po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju. Superylli i “Seleção” pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe dëmoti meniskun më 18 tetor, në ndeshjen e kombëtares së tij kundër Uruguait (0-2) për eliminatoret e Botërorit 2026. Neymar vazhdon rikuperimin e tij, me jetën e tij personale që ka tërhequr vëmendjen së fundmi.

Mirëpo, ka bërë bujë shfaqja e tij në një festë për të festuar ditëlindjen e 58-të të futbollistit legjendar brazilian Romario .


Futbollisti i talentuar, i cili pas pak ditësh (5 shkurt) do të mbushë 32 vjeç, ka shtuar disa kilogramë më tepër dhe shfaqet dukshëm më i rëndë se dalja e fundit publike.

Imazhet u bënë virale në mediat sociale me përdoruesit e Twitter që pyesin nëse Neymar tani është në gjendje të kthehet në nivelin e tij të lartë dhe të luajë përsëri futboll konkurrues.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll