Sport

Skënderbeu mposht Tiranën në 'Air Albania', nuk ka fitues në Vllaznia-Partizani...

Partizani dhe Vllaznia ruajnë gjendjen statuko, Tirana rregjistron humbjen e shtatë, Skënderbeu pas katër humbjesh gjen fitoren në kryeqytet

28 Janar 2024, 20:32 Nga DOSJA

Skënderbeu mposht Tiranën në 'Air Albania', nuk ka

TIRANE - Në mbrëmjen e së dielës, u zhvilluan edhe dy takime të javës së 21-të të Abissnet Superiores: Vllaznia - Partizanit në “Loro Boriçi” dhe Tirana - Skënderbeu në “Air Albania”.

Bardheblutë e Tiranës u mundën 3-4 nga Skënderbeu, ndërkohë që Vllaznia e mbyll takimin në barazim 1-1 me të kuqtë e Partizanit.

Festival gola në kryeqytet dhe fitore fantastike e skuadrës korçare, ku autorë të golave ishin nigeriani Franklin (13’ dhe 63’), Shaqe (18’) dhe Liçon (33’).

Golat e Tiranës u realizuan nga Abazajt ( 28’(p), Përgjonit (36’) dhe Patrick (84’) nuk sollën asnjë pikë për skuadrën e Ahmatajt, që sot regjistroi humbjen e shtatë sezonale në Superiore.

Gjithashtu, bardheblutë e kryeqytetit e mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të kapitenit Hoxhallari. Tirana mbetet e katërta në renditje me 30 pikë. Katër pikë më shumë se Laçi dhe pesë mbi Skënderbeun (-1 ndeshje).

Skënderbeu mposht Tiranën në 'Air Albania', nuk ka

Sakaq “Paqe” në “Loro Boriçi”. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes. Kampionët kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Gueye (23’), por shkodranët barazuan falë një penallti të ekzekutuar saktë nga Balaj (42’).

Tri pikë mbetet distanca mes këtyre dy skuadrave, respektivisht të renditura në vendin e dytë dhe të tretë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll