Sport

Ceferin flet për pezullimin e Rusisë dhe miqësoren që do të luajnë ndaj Serbisë!

Serbia gjithashtu mund të luajë kundër jush (Anglisë, red.), kundër meje apo kujtdo tjetër në këtë dhomë. Ligjërisht, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Pse është problem? Pse është një problem që të rinjtë të vijnë të luajnë futboll?

28 Janar 2024, 17:13 Nga DOSJA

Ceferin flet për pezullimin e Rusisë dhe miqësoren që do

ZVICER - Skuadra përfaqësuese serbe e futbollit do të luajë një ndeshje miqësore kundër Rusisë më 21 mars në Moskë dhe për këtë shkak u bë jo pak zhurmë në shtypin anglez.

Siç dihet, UEFA ka pezulluar Federatën e Futbollit të Rusisë – domethënë të gjitha klubet dhe kombëtaret – për shkak të luftës në Ukrainë, megjithatë, sipas njeriut të parë të këtij organi, Alexander Ceferin, nuk ka asgjë të diskutueshme në miqësoren e paralajmëruar.

"Nuk është në juridiksionin tonë. Serbia gjithashtu mund të luajë kundër jush (Anglisë, red.), kundër meje apo kujtdo tjetër në këtë dhomë. Ligjërisht, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Pse është problem? Pse është një problem që të rinjtë të vijnë të luajnë futboll?”, ka thënë Ceferin në një intervistë të gjerë për “The Guardian”.

"Dhe askujt nuk i intereson ajo ndeshje. Nëse ju anglezët nuk do të flisnit për të, askush nuk do ta dinte as për të. Ne në Slloveni as nuk e dimë se ata do ta luajnë atë ndeshje sepse njerëzve nuk u interesojnë gjërat. Politika angleze, dhe nganjëherë mediat kryesore, e vendosin atë në plan të parë. Ne ishim të bombarduar me gjëra të tilla dhe kur flas me miqtë e mi në Evropë për këtë, ata thonë - pse po flasim për këtë? Se Rusia është pezulluar dhe kaq. Dhe tani ata luajnë një lojë miqësore, pra çfarë?”, tha Ceferin.

Ceferin flet për pezullimin e Rusisë dhe miqësoren që do

Njeriu i parë i UEFA-s, i cili aktualisht është në sy të publikut për shkak se është "tradhtuar" nga një bashkëpunëtor i ngushtë si Zvonimir Boban, i cili kundërshton "diktaturën" e tij në krye të shtëpisë evropiane të futbollit, është pyetur nëse ka presion për të hequr pezullimin e Rusisë, për të cilën ai tha se presioni në fakt vjen nga pala tjetër.

"Ne kurrë nuk kemi pasur presion nga pala ruse. Pezullimi do të jetë në fuqi për kohëzgjatjen e luftës. Nuk jam i lumtur për këtë sepse më vjen keq për atletët, por të gjithë, përfshirë UEFA-n, duhet të bëjnë atë që munden, për të ndalur këtë çmenduri, nëse flasim për atë se sportistët rusë nuk kundërshtojnë vendimet e autoriteteve ruse - ju mund ta bëni këtë në Mbretërinë e Bashkuar, unë mund ta bëj atë në vendin tim, por në Rusi për gjëra të tilla përfundoni në burg apo dicka me e keqe. Nuk e kane te lehte te kundershtojne dhe janë edhe viktima. Gjithmonë është keq për atletët është gjithmonë keq për marredhëniet mes njerëzve, por fatkeqësisht jetojmë në një botë të cmendur. Jam i shqetësuar,” - përfundoi Ceferin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll