Sport

VIDEO / Manaj i jep fitoren Sivassporit përballë Beshiktashit!

Manaj rikuperoi një top dhe gjeti golin falë një goditjeje nga larg me të majtën, që nuk u grushtua siç duhet nga portieri i Besiktasit.

28 Janar 2024, 16:10 Nga DOSJA
VIDEO / Manaj i jep fitoren Sivassporit përballë Beshiktashit!

TURQI - Rey Manaj shënon golin e radhës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar ka zhbllokuar përballjen Sivasspor-Besiktas, duke kaluar vendasit në avantazh.

Minuta e gjashtë, goditje nga larg e 26-vjeçarit shqiptar dhe topi në rrjetën e skuadrës kryeqytetase.

Manaj rikuperoi një top dhe gjeti golin falë një goditjeje nga larg me të majtën, që nuk u grushtua siç duhet nga portieri i Besiktasit.


Avantazh i rëndësishëm për Sivassporin dhe goli numër 11 në kampionat për Manajn, i cili vijon të jetë në formë shumë të mirë sportive. Për skuadrën udhëtuese po luan si titullar edhe dardani Milot Rashica.Ndërkohë që i gjithë takimi përfundoi me shifrat 1-0 duke I dhënë skuadrës së shqiptarit një 3-pikësh  shumë të rendësishëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2024, 09:32

Dilema e Luis Enrique, me Zaire-Emery…

FRANCE - Pak më shumë se dy javë para ndeshjes së madhe të Champions League kundër Real Sociedad në “Parc des Princes&r...