Sport

VIDEO / Dhunë dhe përleshje në futbollin anglez, i cili të kujton dekadat e shkuara!

Skena nga periudha të tjera në Angli me incidente në tribuna dhe përleshje të egra mes tifozëve të West Brom dhe Wolves.

28 Janar 2024, 16:51 Nga DOSJA
VIDEO / Dhunë dhe përleshje në futbollin anglez, i cili të

ANGLI - Ndeshja mes West Brom dhe Wolves për Kupën e Anglisë u vendos në minutën e 78-të. “Ujqërit” shënuan golin e dytë në ndeshje dhe festimet e tifozëve të tyre sollën kaos. Fatkeqësisht derbi i Midlands është anuluar, pas incidenteve të trishta mes tifozëve të dy skuadrave, të cilat e kthyen mbrapsht futbollin anglez në vitet e 80-ta.

Tifozët e Wolves u futën në fushë për të festuar golin e Kunias. Kjo solli reagimin e tifozëve vendas, të cilët u futën në fushë për të sulmuar tifozët kundërshtarë. Shpërthyen përleshje të egra, ku policia ndërhyri për të qetësuar situatën, gjë që nuk ishte e lehtë.

Kuptohet se ndeshja u ndërpre për rreth gjysmë ore. Në çdo rast, gjëja më pak e rëndësishme është dhuna. Incidentet në Angli mes tifozëve brenda stadiumit, është diçka që e kthen futbollin në vend vite prapa. Madje, përveç drurit, ka pasur edhe disa tumyese, njëra prej të cilave ka goditur një nga djemt që kapin topat pas vijave të fushës, i cili për fat nuk është lënduar. Ndeshja rifilloi sapo u qetësuan tifozët, në një ndeshje që la gjurmë në futbollin anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll