Sport

VIDEO/ Shuhen ëndërrat e Fulham në dy gara… Newcastle e eliminon nga FA Cup

Fulham humbi 0-2 në xhiron e 32-të të FA Cup

28 Janar 2024, 10:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Shuhen ëndërrat e Fulham në dy gara… Newcastle e

ANGLI - Fulham u mposht të shtunën në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Newcastle, me rezultatin 0-2, në raundin e 32-të të FA Cup, duke e ndërprerë rrugën e tyre në garë.

Newcastle kaloi në  avantazh në minutën e 39-të, me Longstaff që e ktheu në formën më të mirë të mundshme pasimin e Bruno Guimarães. Goli i dytë i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë, ku Dan Burn përfitoi nga një pritje jo e plotë e Marek Rodak dhe fiksoi rezultatin përfundimtar 0-2.

Skuadrës së Fulhamit, që drejtohet nga Marco Silva, i pa ëndërrat e tyre në dy kupat britanike të shuara në harkun kohor të tre ditëve, pasi ata u eliminuan edhe nga Kupa e Ligës nga Liverpool në fillim të kësaj jave (24 janar).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2024, 09:32

Dilema e Luis Enrique, me Zaire-Emery…

FRANCE - Pak më shumë se dy javë para ndeshjes së madhe të Champions League kundër Real Sociedad në “Parc des Princes&r...