Bota

Djegia e makinës së zyrtarit të Leposaviçit, Ministria e Brendshme: Serbia nuk ka ndryshuar qasjen e saj kriminale ndaj serbëve në Kosovë

Në njoftim ministria e Brendshme ka dënuar ashpër sulmin ndërsa shtoi se ky sulm dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen kriminale ndaj qytetarëve serb që janë ndershëm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

28 Janar 2024, 16:04 Nga N.F
Djegia e makinës së zyrtarit të Leposaviçit, Ministria e
Makina e djegur

KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme përmes një deklarate për media ka reaguar në lidhje me djegien e makinës së Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviçit, Gorski Guriq. Në njoftim ministria e Brendshme ka dënuar ashpër sulmin ndërsa shtoi se ky sulm dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen kriminale ndaj qytetarëve serb që janë ndershëm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Më tej në reagim shtohet se lajmin për sulmin e kane marrë sot nga policia e Kosovës.

“Nga Policia e Kosovës jemi njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviçit, Gorski Guriq. Ky sulm ndaj Guriq dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb që janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë”, thuhet në reagim.

MPB thekson se sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serb që angazhohen në institucionet tona, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët tanë dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen në institucionet tona.

“Ftojmë Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë. Institucionet tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”, thuhet më tej në njoftim.

 

kosove gorski guriq ministria e punëve të brendshme

Sondazh

Poll