Bota

Xhaferi mban fjalimin e parë si kryeministër: Transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve

Xhaferi u votua me 65 vota pro, 3 kundër. Të pranishëm ishin 111 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

28 Janar 2024, 14:30 Nga r.ll
Xhaferi mban fjalimin e parë si kryeministër: Transparencë dhe
talat xhaferi

SHKUP- Talat Xhaferi ka mbajtur fjalimin e parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Ai tha për mediat se ndihet koshient për faktin se do të ketë përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve.

“I mbetem koshient, përgjegjësisë, transparencës, llogaridhënies para qytetarëve. Ndoshta nuk është mirë dhe momenti, por gjatë fotos familjare vura re që nuk janë kandidatët e propozuar nga opozita e VMRO DPMNE, por gjithsesi, do të jetë ndryshe. Ato i obligon ligji dhe kushtetuta. Qytetarë mos u brengosni për fotografitë, unë mbetem përgjegjës para jush që puna e atyre do të jetë ndryshe”, theksoi ai ndër të tjera.

Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut, i cili është politikani shqiptar që zgjidhet në këtë post në vend. Xhaferi u votua me 65 vota pro, 3 kundër. Të pranishëm ishin 111 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Pas votimit, qeveria teknike bëri betimin, teksa Xhaferi u shpreh se do të zbatojë kushtetutën dhe ligjet e vendit. Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.

talat xhaferi maqedoni e veriut

Sondazh

Poll