Bota

U sulmuan nga një grup personash, humbin jetën dy të rinjtë britanikë, arrestohen dy të dyshuar

Ngjarja u regjistrua të shtunën mbrëma kur një grup personash sulmuan dhe plagosën për vdekje me thikë dy të rinjtë përkatësisht të moshës 15 dhe 16 vjeç.

28 Janar 2024, 15:35 Nga N.F
U sulmuan nga një grup personash, humbin jetën dy të rinjtë
Foto ilustruese

ANGLI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bristol ku dy adoleshtentë janë therur për vdekje. Ngjarja u regjistrua të shtunën mbrëma kur një grup personash sulmuan dhe plagosën për vdekje me thikë dy të rinjtë përkatësisht të moshës 15 dhe 16 vjeç. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen e dy fëmijëve.

Një deklaratë nga Policia e Bristol tha se oficerët arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë. Viktimat u goditën me thikë dhe u dërguan me autoambulancë në dy spitale, ku fatkeqësisht përfunduan në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tashmë janë bërë dy arrestime një 44-vjeçar dhe një djalë 15-vjeçar. Ata mbeten në paraburgim nga policia. Nuk është bërë ende identifikimi zyrtar i viktimave, ndërsa policia kërkon informacion nga pasagjerët e një autobusi që në momentin e sulmit ndodhej pranë vendit të sulmit.

angli vrasje viktima

Sondazh

Poll