Sport

Një kandidat, tashmë po ofron veten për të pasuar Xavi-n te katalanasit...

Pas humbjes së Barcelonës (3-5) kundër Villarealit këtë të shtunë në mbrëmje, Xavi njoftoi largimin e tij në fund të sezonit aktual. Një personalitet nga klubi u pozicionua shpejt për ta zëvendësuar atë.

28 Janar 2024, 08:54 Nga DOSJA
Një kandidat, tashmë po ofron veten për të pasuar Xavi-n te

SPANJE - Kush do ta pasojë Xavi-n? Pas humbjes së  Barçës (3-5)  ndaj Villarealit, mbrëmjen e kësaj të shtune, me rastin e ditës së 22-të të La Ligës, trajneri i ‘blaugranas’, Xavi Hernandez, ka bërë të ditur se do të largohet nga posti në fund të sezonit.

“Unë dua të njoftoj, se më 3 qershor nuk do të vazhdoj më si trajner i Barçës. Mendoj se situata duhet të ndryshojë kurs dhe, si culé, nuk mund ta lejoj situatën aktuale”,- tha ai.

Një alternativë e brendshme?

Në këtë proces, trajneri i ekipit rezervë katalanas, Rafa Márquez, deklaroi se ai mund të jetë i interesuar për të marrë frenat e ekipit të parë: “Është vendim i bordit të drejtorëve, por do të ishte e pamundur të refuzosh mundësinë për të udhëhequr ekipin e parë të Barcelonës”,- tha ai.

Megjithatë,  radio katalanase “RAC1” tregoi se ish-ndërkombëtari meksikan "nuk është një opsion për të zëvendësuar Xavi". Një mbrëmje shumë e ndërlikuar për njerëzit e Barcelonës...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Janar 2024, 22:46

Tronditet Barça, Xavi jep lamtumirën!

SPANJE - Pas Jurgen Klopp dhe Liverpool , një tjetër emër i madh i futbollit evropian do të ndryshojë trajner në fund të...