Sport

Stoli i Barcelonës në ankand! Në tavolinë, gjashtë emra për të zëvendësuar Xavi-n...

Xavi mbrëmë ka njoftuar për habinë e të gjithëve largimin e tij nga Barça në fund të sezonit. Tashmë kanë dalë gjashtë emra për ta zëvendësuar atë.

28 Janar 2024, 09:11 Nga DOSJA
Stoli i Barcelonës në ankand! Në tavolinë, gjashtë emra

SPANJE - Është një njoftim që jo shumë njerëz e panë të vinte edhe pse Xavi ka qenë një trajner i dobësuar prej disa kohësh, aq më tepër pas “shuplakës” së Barçës mbrëmë në shtëpi kundër Villarrealit (3-5).

Xavi, e ardhmja e të cilit do të vihej në pikëpyetje në ditët në vijim, vendosi të ndërpresë të gjitha spekulimet, duke zbuluar vetë largimin e tij, por vetëm në fund të sezonit, me një marrëveshje reciproke me presidentin Joan Laporta.

Rafael Marquez, jo!

Prandaj, tani lind një pyetje. Kush ta zëvendësojë Xavi në pankinën e Barçës? Mediat spanjole “Marca” dhe “Mundo Deportivo” përjashtojnë menjëherë një emër: Rafael Marquez.

Trajneri i ekipit rezervë që nuk do ta ketë këtë fat, edhe pse klubi Blaugrana e vlerëson punën e tij me rezervë, por drejtuesit katalanas, mbi të gjitha, kërkojnë një profil më me përvojë.

Prej aty tashmë po dalin disa emra. Ka ëndrra si Jurgen Klopp sipas “AS”, apo Mikel Arteta sipas Gerard Romero, që duken rrugë të paarritshme, ndërsa katër dosje të tjera do të ishin më seriozisht në tavolinë.

Thiago Motta, i cili ka kënaqur drejtuesit e Barcelonës për një kohë. Sergio Conceiçao që i vjen fundi i kontratës në fund të sezonit dhe që përfaqësohet nga agjenti Jorge Mendes, me shumë ndikim te Barcelona.

Përmendet edhe Michel, i cili bën mrekulli me Gironën, ndërsa Gerard Romero siguron se disa kontakte tashmë janë bërë së fundmi me Imaon Alguacil, teknikun e Real Sociedad. Bastet tani janë të hapura!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Janar 2024, 22:46

Tronditet Barça, Xavi jep lamtumirën!

SPANJE - Pas Jurgen Klopp dhe Liverpool , një tjetër emër i madh i futbollit evropian do të ndryshojë trajner në fund të...