Sport

Roberto De Zerbi, favoriti i hershëm për të pasuar Xavi-n te Barcelona...

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi del si favoriti i hershëm për të zëvendësuar Xavi si trajner i Barcelonës pas vendimit të legjendës së klubit për t'u larguar në fund të sezonit.

28 Janar 2024, 08:40 Nga DOSJA

Roberto De Zerbi, favoriti i hershëm për të pasuar Xavi-n te

SPANJE - Pas humbjes 5-3 të Barcelonës ndaj Villarrealit të shtunën, Xavi zbuloi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

De Zerbi ka fituar shumë admirues për punën e tij si trajner i Brighton dhe gjithashtu është lidhur me punën te Liverpool pas vendimit të Jurgen Klopp për t'u larguar në përfundim të fushatës.

“The Sun” raportoi më pare, se sipas kompanisë së basteve “Ladbrokes”, trajneri italian Roberto De Zerbi, kuotohet në 5/1, si pretendenti kryesor për të qenë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.  

Xavi, i cili ka qenë në krye të Barcelonës që nga nëntori i vitit 2021, e udhëhoqi klubin katalanas drejt titullit të La Liga sezonin e kaluar, por ka duruar shumë zhgënjime këtë sezon. Barcelona aktualisht është në vendin e tretë në La Liga, dhjetë pikë larg liderit, Real Madridit.  

De Zerbi u emërua si trajner i Brighton në shtator 2022, pasi më parë ishte në krye të Shakhtar Donetsk. Në sezonin e tij të parë si trajner i “Punëbardhave”, skuadra e De Zerbit arriti në gjysmëfinale të Kupës FA, ku humbi ndaj Manchester United.

Brighton përfundoi në vendin e shtatë në Premier League sezonin e kaluar dhe u kualifikua në Europa League, duke siguruar kështu përfshirjen e klubit në futbollin evropian për herë të parë në historinë e tyre.

Këtë sezon Brighton është aktualisht në vendin e shtatë përsëri në Premier League, duke grumbulluar 32 pikë nga 21 ndeshje deri më tani. 

De Zerbi është i njohur për të qenë një trajner shumë modern për sa i përket stilit të tij të lojës, gjë që mund t'i përshtatet filozofisë së Barcelonës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Janar 2024, 22:46

Tronditet Barça, Xavi jep lamtumirën!

SPANJE - Pas Jurgen Klopp dhe Liverpool , një tjetër emër i madh i futbollit evropian do të ndryshojë trajner në fund të...