Politike

“Samiti në Ohër”, Rama publikon VIDEO krah Zaevit e Vuçiçit: Për mini-shengenin janë të ftuar të gjitha vendet e Bal

9 Nëntor 2019, 19:53 Nga DOSJA
“Samiti në Ohër”, Rama publikon VIDEO krah Zaevit e

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga takimi në Ohër, me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama shihet teska takon dy liderët e tjerë dhe shkraun se janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zaev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve?”, shkruan Rama.

Dosja.al më herët duke iu referuar burimeve të saj ka bërë me dije se Rama do të ketë një takim dhe me Alex Soros në një hotel luksoz në Ohër. Kjo është dalja e parë publike e Ramës pas shumë ditësh, ku flitet se prej ditësh Kryeministri ka qëndruar larg ekranit për shkaqe shëndetësore. 

Samiti i Ohrit është i dyti mes 3 liderëve, pas atij të Zagrebit pak javë më parë. Takimet për mini-shengenin zhvillohen për arritjen e një marrëveshjeve mës palëve për lëvizjen e lirë të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje nga takimet dhe diskutimet mes palëve. Tre liderët janë kundërshtuar nga aktorë të tjerë, si Kosova e Mali i Zi për lënie jashtë nga mini-shengeni. Ndërkohë që SHBA e ka mbështetur këtë nismë. Zëra pozitiv kanë ardhur dhe nga BE, por kërkojnë integrimin e të gjithë rajonit në marrëveshje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne oher mini shengen samiti i ohrit edi rama edi rama ne oher mini shengen samiti i ohrit

Sondazh

Poll