Politike

KED ‘shmang’ Presidentin. Boton në Fletoren Zyrtare listën e kandidatëve, Arta Vorpsi rezulton e para

9 Nëntor 2019, 18:13 Nga DOSJA
KED ‘shmang’ Presidentin. Boton në Fletoren Zyrtare listën

TIRANË- Është botuar sot në fletoren zyrtare lista përfundimtare për vendin vakant të Gjykatën Kushtetuese, ku lista kryesohet nga Arta Vorpsin. Vakanca ishte shpallur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, por ky i fundit kërkoi që gara të pezullohej deri në emërimin e një kanditati nga Kuvendi.

Kjo gjë duket se nuk ka ndodhur dhe tashmë Arta Vorspi do të jetë anëtarja e radhës në kushteutese, që do të zë vendin vakant. Në renditjen e publikuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.

Siç e përcakton dhe Kushtetuta, kandidati i renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) duhet të zgjidhet edhe si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Më pas në listë janë Fiona Papajorgji me 88.785 pikë, Elsa Toska me 85.428 pikë dhe Marsida Xhaferllari me 82.000 pikë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në pjesën e përcaktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese tashmë ka dy anëtarë. Pak ditë më parë Ilir Meta emëroi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka përfunduar procesin e rivlerëzimit, pasi çështja e tij është në KPA. Kuvendi ka nisur punën për emërimin e anëtarit të tretë, pasi Komisioni i Ligjeve miratoi listën me 3 kandidatë dhe do të kalohet në seancë për votim.  Deri më tani janë dy anëtarë të kësaj Gjykate, Vitore Tushi dhe Besnik Muçi, por duhet të plotësohen të 9 anëtarët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta keshilli i emerimeve ne drejtesi nis ringritja e gjykatës kushtetuese gjykata kushtetuese ilir meta keshilli i emerimeve ne drejtesi nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll