Bota

"Ikona e deteve" nis udhëtimin e saj të parë, çfarë përmban anija më e madhe e lundrimit në botë (FOTO)

Ajo ka nisur udhëtimin e saj të parë shtatë-ditor në ishujt tropikalë. Por ambientalistët paralajmërojnë se anija me gaz natyror të lëngshëm do të rrjedhë metan të dëmshëm në ajër.

28 Janar 2024, 08:27 Nga r.ll

 

"Ikona e deteve" nis udhëtimin e saj të parë,
anija

 

SHBA- Anija turistike më e madhe në botë ka nisur udhëtimin e saj të parë. "Ikona e deteve", e cila është në pronësi Royal Caribbean's Group u nis nga Miami në Florida të shtunën me një kapacitet deri në 7,600 pasagjerë dhe 2,350 anëtarë të ekuipazhit.

Anija është e gjatë 365 metër dhe është e ndarë në 20 kuverta. "Ikona e deteve" përmban gjashtë rrëshqitje uji, shtatë pishina, një shesh patinazhi në akull, një teatër dhe më shumë se 40 restorante, bare dhe sallone.

Ajo ka nisur udhëtimin e saj të parë shtatë-ditor në ishujt tropikalë. Lundruesi gjigand u pagëzua zyrtarisht të martën me ndihmën e legjendës së futbollit Lionel Messi dhe bashkëlojtarëve të tij në Inter Miami, sipas Sky News.

Anija është ndërtuar me gjashtë motorë me karburant të dyfishtë, të cilët e mundësojnë lëvizjen me gaz natyror të lëngshëm (LNG), një alternativë karburanti që Shoqata Ndërkombëtare e Cruise Lines thotë se redukton emetimet e squfurit dhe gazit serrë. Por ambientalistët paralajmërojnë se anija me gaz natyror të lëngshëm do të rrjedhë metan të dëmshëm në ajër.

ikona e deteve

Sondazh

Poll