Bota

Dhunimi për vdekje i 18-vjeçarit në Kosovë, xhaxhai: Besë ka vetëm familja Kadriu, familja Avdullahu as edhe një minutë

Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka njoftuar sot se xhaxhai i 18-vjeçarit i ka dhënë 1 muaj besë familjes së dhunuesit.

27 Janar 2024, 21:37 Nga M.B
Dhunimi për vdekje i 18-vjeçarit në Kosovë, xhaxhai:
Imami Bekim Jashari dhe xhaxhi i viktimës

KOSOVA-  Familja e Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçarit që u dhunua për vdekje në Podujevë të Kosovës, ka vendosur të ndjekë "Kanunin". Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka njoftuar sot se xhaxhai i 18-vjeçarit i ka dhënë 1 muaj besë familjes së dhunuesit. Dhënia e besës në Kanun do të thotë se familjet e autorëve do të jenë të sigurta për 1 muaj nga gjakmarrja dhe kanë mundësinë të largohen, por pasi ky afat të kalojë familja e viktimës do të hakmerret për jetën e humbur të 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

“Sa i përket kësaj çështjeje, jo që është në rregull, por është detyrë e një hoxhe për të ndërhyrë në situata të tilla, për të ulë tensione dhe për të parandaluar të keqen. E kemi detyrë kombëtare dhe detyrë kuranore, si hoxhë, si imam për të ulë tensione”, tha Jashari për Klan Kosova.

Hoxha Jashari tha se familja e dhunuesit, në traditës, i ka një gjak borxh familjes së Lulzimit, por insistoi se në këtë çështje s’kanë ndërhyrë me Kanun.

Xhaxhai i 18-vjeçarit, Rrahim Fejzullahu, tha se “besë ka vetëm familja Kadriu, ndërsa familja Avdullahu nuk e ka asnjë minutë besë prej meje”.

“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen Avdullahu. Ia kam dhënë një muaj besë familjes Kadriu. Familja Avdullahu një minutë ditë nuk ka besë prej meje”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesin ligjor i Rrahim Fejzullahut, avokatin Tomë Gashi, i pyetur se pse është futur “besa” në këtë çështje, përderisa çështja është në proces gjyqësor, ai është shprehur: “unë nuk e di, unë jam vetëm avokat i familjes”, tha ai për Klan Kosova.

kosova lulzim fejzullahu

Sondazh

Poll