Bota

FOTO/ Zjarri masiv përfshin ndërtesën në Liverpool, tymi pushton qytetin britanik, nuk raportohen viktima

Njerëzit u këshilluan të shmangnin kalimin dhe lëvizjen në zonë, ndërsa ata që ishin aty pranë të mbyllnin dritaret dhe dyert. Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk është bërë i ditur.

27 Janar 2024, 22:00 Nga r.ll
FOTO/ Zjarri masiv përfshin ndërtesën në Liverpool, tymi
pamje nga zjarri

BRITANI- Një zjarr i përmasave masive ka përfshirë një ndërtesë katërkatëshe në Liverpool. Imazhet në mediat sociale treguan shtëllunga të dendura tymi mbi qendrën e qytetit. 12 makina zjarrfikëse dhe dy pajisje ajrore për fikjen e zjarrit u dërguan në Fox Street.

Njerëzit u këshilluan të shmangnin kalimin dhe lëvizjen në zonë, ndërsa ata që ishin aty pranë të mbyllnin dritaret dhe dyert. Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, policia ndërmori një operacion evakuuimi të personave në ndërtesë dhe ndërtesave përreth. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë raportim për viktima shkruan SkyNews.

Disa orë pas luftës me flakët zjarrfikësit arritën të neutralizonin zjarrin, ku situata u qetësua dhe njerëzit u kthyen në banesat e tyre.

zjarr ne liverpool

Sondazh

Poll