Bota

Pas homazheve te kompleksi memorial “Adem Jashari”, policia serbe ndalon në kufi vajzën e Sanduloviç

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi. Në një postim në rrjetin social “X”, Sanduloviç ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

27 Janar 2024, 20:28 Nga r.ll
Pas homazheve te kompleksi memorial “Adem Jashari”, policia serbe
klara sanduloviç

KOSOVË- Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare në Merdar të shtunën, pak orë pasi bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi. Në një postim në rrjetin social “X”, Sanduloviç ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiç vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se, pak kohë më parë politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç zhvilloi homazhe panë vendprehjes së familjes Jashari në Prekaz të Kosovës. Disa ditë pas këtij veprimi u mësua se ai ishte marrë dhe torturuar nga shërbimi sekret serb, aq sa e kishte të pamundur të lëvizte. 

klara sanduloviç serbi nikola sanduloviç

Sondazh

Poll