Bota

Donatori më i madh, Holanda i bashkohet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe të tjerëve në pezullimin e fondeve për agjencinë e OKB-së

Holanda ishte kontribuuesi i 12-të më i madh në fondet e UNRWA në vitin 2022, sipas faqes së internetit të agjencisë, duke dhuruar 21.2 milion dollarë (16.7 milion £).

27 Janar 2024, 21:07 Nga r.ll

 

Donatori më i madh, Holanda i bashkohet SHBA-së, Britanisë
foto ilustruese

 

AMSTERDAM- Holanda është vendi më i fundit që ka ndërprerë financimin e saj për UNRWA. Geoffrey van Leeuwen, ministri i Holandës për tregtinë e jashtme dhe zhvillimin, tha për një media holandeze se vendi do t'i bashkohej SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë, Italisë dhe Finlandës në ndalimin e donacioneve për agjencinë e ndihmës së OKB-së.

Van Leeuwen tha se ishte i tronditur mbrëmë pasi UNRWA njoftoi hetimin e saj ndaj disa prej stafit të saj të akuzuar si të përfshirë në sulmet e 7 tetorit, por nuk tha se do të ndalonte fondet, shkruan Sky News.

Holanda ishte kontribuesi i 12-të më i madh në fondet e UNRWA në vitin 2022, sipas faqes së internetit të agjencisë, duke dhuruar 21.2 milion dollarë (16.7 milion £).

 

unrwa hollande

Sondazh

Poll