Bota

I ati u torturua për të njëjtin veprim, vajza e Sanduloviç bën homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Pak kohë më parë politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç zhvilloi homazhe panë vendprehjes së familjes Jashari në Prekaz të Kosovës. Disa ditë pas këtij veprimi u mësua se ai ishte marrë dhe torturuar nga shërbimi sekret serb, aq sa e kishte të pamundur të lëvizte.

27 Janar 2024, 18:54 Nga M.B
I ati u torturua për të njëjtin veprim, vajza e Sanduloviç
Foto ilustruese

KOSOVA- Vajza e opozitarit serb, Nikola Sanduloviç, ka zhvilluar homazhe në Prekaz pranë varrezave të familjes së Adem Jasharit. Pak kohë më parë politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç zhvilloi homazhe panë vendprehjes së familjes Jashari në Prekaz të Kosovës. Disa ditë pas këtij veprimi u mësua se ai ishte marrë dhe torturuar nga shërbimi sekret serb, aq sa e kishte të pamundur të lëvizte. 

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, shkruhej në kurorën e luleve të lënë mbi varrin e Blerina Jasharit lënë nga Klara Sanduloviç.

Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviç i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit, raporton Dukagjini.com.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.

 

 

 

kosova nikola sandulovic

Sondazh

Poll