Bota

Pas dritës jeshile për Suedinë/ SHBA miraton shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi

Qeveria amerikane ka miratuar shitjen prej 23 miliardë dollarësh  të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 në Turqi.

27 Janar 2024, 09:05 Nga Xh.LL
Pas dritës jeshile për Suedinë/ SHBA miraton shitjen e
F-16

SHBA- Qeveria amerikane ka miratuar shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 në Turqi. Një veprim që ishte vonuar gjatë pasi Ankaraja ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO. Marrëveshja përfshin komplet modernizimin për 79 F-16 ekzistues turk. Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë dollarë. 

Turqia miratoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë që shkaktoi tension në aleancë.Për herë të parë, ajo bëri kërkesën për avionët në vitin 2021, por vonesa e saj në ratifikimin e ofertës suedeze për NATO-n doli të ishte një pengesë e madhe. Turqia ishte e shqetësuar për mbështetjen e Suedisë për separatistët kurdë.

Deputetët turq miratuan pranimin e Suedisë këtë javë dhe presidenti turk Tajip Erdogan dha nënshkrimin e tij përfundimtar. Presidenti i SHBA Joe Biden më pas kërkoi që shitja e F-16 të miratohej pa vonesë. Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 rriti rëndësinë e Turqisë si një mburojë e NATO-s në rajonin e Detit të Zi. 

“Aprovimi im i kërkesës së Turqisë për blerjen e avionëve F-16 ka qenë i kushtëzuar nga miratimi i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO” tha senatori demokrat Ben Cardin.

Tani Hungaria është i vetmi anëtar i NATO-s që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë, megjithëse kohët e fundit ka pasur shenja përparimi. Vitin e kaluar, SHBA miratoi transferimin në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan nga Danimarka dhe Holanda, pasi pilotët ukrainas të trajnohen plotësisht për t'i operuar ato.

avion luftarak f16 joe biden tajip erdogan

Sondazh

Poll