Bota

Ndjekje disiplinore policit në Kosovë, dyshohet se falsifikoi raportin për vdekjen 18-vjeçarit

Sipas IPK-së, nga shqyrtimi i dosjes së rastit, video incizimet e kamerave të sigurisë si dhe shkresat tjera të lëndës nga Stacioni Policor Podujevë, pasqyrohet se koha e reagimit të njësive policore dhe emergjencës së qytetit nga momenti i thirrjes deri në vendin e ngjarjes ka qenë i shpejtë.

26 Janar 2024, 22:36 Nga h.k
Ndjekje disiplinore policit në Kosovë, dyshohet se falsifikoi raportin
Foto ilustruese

KOSOVË-Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar sot se ka përfunduar vlerësimin për veprimet e policisë lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, Lulzim Fejzullahu, pas ngritjes së disa çështjeve të cilat janë paraqitur si shqetësim në opinion 

Sipas IPK-së, nga shqyrtimi i dosjes së rastit, video incizimet e kamerave të sigurisë si dhe shkresat tjera të lëndës nga Stacioni Policor Podujevë, pasqyrohet se koha e reagimit të njësive policore dhe emergjencës së qytetit nga momenti i thirrjes deri në vendin e ngjarjes ka qenë i shpejtë.

Rreth 3 deri 4 minuta, nga pranimi i informatës deri në arritjen në vend të ngjarjes të njësisë policore, si dhe rreth 9 minuta i arritjes së ekipit të emergjencës mjekësore të qytetitArrestimi, intervistimi, dërgimi në qendrën e mbajtjes, sigurimi i zyrtarit Qendrës për punë sociale, janë administruar sipas procedurës të paraparë me Kodin e Procedurës Penale dhe procedurat policore. Përpilimi i dosjes së rastit nga zyrtarët e Stacionit Policor të Podujevës është i kompletuar dhe pa mangësiIPK ka verifikuar nëse në incidentin fillestar i cili ka ndodhur më 13.01.2024 tek lokali (berber) në mes të viktimës L. F dhe njërit nga të dyshuarit ka pasur prezent ndonjë zyrtar policor. Nga shqyrtimi i deklaratave të dëshmitarëve dhe dokumenteve, kuptohet se në ngjarjen e cila ka ndodhur në lokal në kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë prezent ndonjë zyrtar policor, por veç personave tjerë ka qenë një zyrtar i Shërbimit Korrektues, i cili është identifikuar nga dëshmitarët e intervistuar me autorizim të Prokurorit nga Njësia e Hetimeve Rajonale të policisëRaporti i parë i publikuar nga Qendra Operative Koordinuese dhe Komunikues se DPP, (raporti i cili përmban informacionin se viktima është i therur me thikë), është ndryshuar nga zyrtari i Qendrës Operative Komunikuese Rajonale Prishtinë. Ky ndryshim është bërë bazuar në komunikimin që zyrtari i kësaj Qendre ka pasur me Stacionin Policor në Podujevë, të cilët këto informacione i kanë dhënë bazuar në informatat e para nga zyrtarët policorë që kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur thika në afërsi të personit të lënduar”.

lulzim fejzullahu

Sondazh

Poll