26 Janar 2024, 20:47
Nga h.k
Foto ilustruese
RUSI-Vendi ku u rrëzua avioni rus në rajonin rus, Belgorod, më 24 janar 2024. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua të premten se do t’i bëjë publike të gjeturat e hetimit të Moskës ndaj rrëzimit të një avioni, për të cilin pretendon se e rrëzuan forcat e Kievit, pavarësisht se ishin njoftuar se në bord kishte të burgosur ukrainas të luftës.
Kjo është hera e parë që Putini flet për avionin e rrëzuar të mërkurën. Ai i përsëriti fjalët e zyrtarëve rusë se “gjithçka ishte planifikuar” për këmbimin e të burgosurve ditën kur avioni ushtarak transportues, IL-76, u rrëzua në një zonë rurale në rajonin rus, Belgorod, me 65 të burgosur ukrainas të luftës në bord.
“Duke e ditur se [të burgosurit e luftës ishin në bord], ata e sulmuan këtë avion. Nuk e di nëse e bënë këtë gabimisht, apo me qëllim”, tha Putini për Ukrainën gjatë një takimi me studentë.
Autoritetet në rajonin Belgorod, i cili shtrihet në kufi me Ukrainën, thanë se 74 njerëz në bord, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shërbyes rusë, u vranë si pasojë e rrëzimit të avionit.
Putini nuk dha kurrfarë dëshmie për t’i mbështetur pretendimet se Ukraina është fajtore.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë thënë nëse ushtria e tyre e ka rrëzuar avionit, por kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar.
Vërtetimi i pavarur i pretendimeve të Moskës ka qenë i pamundur.
Zyrtarët ukrainas konfirmuar se një këmbim të burgosurish pritej të ndodhte të mërkurën, por thanë se ishte anuluar. Ata hodhën dyshime nëse të burgosurit e luftës ishin në avionin IL-76.
Ata gjithashtu lanë të kuptohej se avioni mund të ketë përbërë rrezik. Ata thanë se Moska nuk kishte kërkuar që hapësira ajrore të sigurohej për ndonjë kohë të caktuar, gjë që e kishte bërë gjatë këmbimit të të burgosurve në të kaluarën.
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, i përshkroi pretendimet e Moskës si “propagandë e madhe ruse”.
Putini tha se hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të avionit dhe se do të kërkojë që të dhënat të bëhen publike.
“Ka kuti të zeza, çdo gjë do të grumbullohet dhe do të shfaqet. Do t’i kërkoj komisionit hetues t’i bëjë të ditura, sa më shumë që është e mundur, të gjitha rrethanat e këtij krimi – në mënyrë që njerëzit në Ukrainë ta dinë se çfarë ndodhi në të vërtetë”, tha Putin.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë rast.
puti
Bota
26 Janar 2024, 20:40
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Naim Murseli ka thënë se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri...
Bota
26 Janar 2024, 20:32
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Një libër interesant po tërheq vëmendjen se fundmi teksa pretendon të rrefejë minutë pas minut...
Bota
26 Janar 2024, 20:12
h.k
Foto ilustruese
GJEORGJI-Amy e Ano nuk janë binjake identike, por kur lindën ato ishin ndarë nga nëna e tyre dhe rrjedhimisht jetuan n...
Bota
26 Janar 2024, 19:31
h.k
Trump
NEW YORK – Ish-Presidenti amerikan Donald Trump braktisi sot befas sallën e gjyqit ndërkohë që palët po paraqisnin ar...
Bota
26 Janar 2024, 18:50
M.B
Foto ilustruese
HAGË- Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania naziste të 6 milionë hebrenjve në Holok...
Bota
26 Janar 2024, 18:26
M.B
Xavier Espot Zamora dhe Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është pritur në nj&eum...
Bota
26 Janar 2024, 17:29
Leonat Shehu
Besnik Bislimi
KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha të premten se Banka Qendrore është autoriteti i vet&...
Bota
26 Janar 2024, 17:24
Rikard Jozwiak
Disa palestinezë shihen në qendër të Rripit të Gazës të shkaktuar nga luftimet mes Izraelit dhe grupit palestinez, Hamas.
...
Bota
26 Janar 2024, 16:50
M.B
Pamje të rrënojave nga një raketë e shkrepur nga Rripi i Gazës në qytetin e Izraelit, Ashkelon, 9 tetor 2023.
SHBA- Agjencia ...
Bota
26 Janar 2024, 16:25
M.B
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
STAMBOLL- Kanadaja ka arritur një marrëveshje me Turqinë për të rifilluar eksportet e pjes&eu...