Bota

24 orët e fundit të Hitlerit/ ‘Qëllove në shenjë’, thotë djali i Goebbels kur Fuhreri vret veten

Autorët Jonathan Mayo e Emma Craigie tregojnë gjithashtu për shthurjen e dehjen e dëshpërimit të ushtarëve të tij të afërt në orët e fundit, teksa rusët afroheshin në qytet.

26 Janar 2024, 20:32 Nga h.k
24 orët e fundit të Hitlerit/ ‘Qëllove në
Foto ilustruese

GJERMANI-Një libër interesant po tërheq vëmendjen se fundmi teksa pretendon të rrefejë minutë pas minute 24 orët e fundit të Hitlerit në Bunkerin e Berlinit ku fshihej.

Autorët Jonathan Mayo e Emma Craigie tregojnë gjithashtu për shthurjen e dehjen e dëshpërimit të ushtarëve të tij të afërt në orët e fundit, teksa rusët afroheshin në qytet.

Në ekstraktin e sotëm, e përditshmja britanike DailyMail tregon sesi lideri nazist dhe bashkëshortja u detyruan të kryenin vetëvrasje teksa sovjetiket avanconin.

Mëngjesin e të hënës më 30 maj 1945, bombardimet sovjetike në Berlin vijonin, teksa në bunker fëmijët e shefit të propagandës Joseph Goebbels dhe gruas së tij Magda, ishin ulur duke ngrënë bukë, gjalpë e reçel.

Ushqimi ende nuk ishte racionuar, por veshjet e tyre po vjetëroheshin, teksa nuk ndërroheshin prej një jave.

Eva Braun — e martuar vetëm një ditë më parë me të dashurin e saj Adolf Hitler sapo kishte përfunduar makijazhin dhe kërkoi sekretaren e Hitler, Traudl Junge, të vinte në ndarjen e saj të bunkerit, Führerbunker.

“Nuk qëndroj dot vetëm me mendimet e mia”, Eva i thotë Junge.

Dy gratë kanë vështirësi të gjejnë për çfarë të flasin. Ato kujtojnë kohëra më të bukura, si pranvera e shkuar në Munich. Nje moment Eva ngrihet papritur dhe nxejrr nga dollapi një pelice dhelpre. “Dua të ta jap ty këtë Frau Junge”, i thotë.

“Më pëlqen t’i shikoj gratë e veshura mirë, ty duhet të të shkojë”.

Junge është e mocionuar nga dhurata, edhe pse nuk di se kur mund ta veshë.

hitleri

Sondazh

Poll