Bota

Netanyahu reagon kundër Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë: Pretendimi se Izraeli po kryen gjenocid është i rremë dhe i turpshëm

Sipas kryeministrit izraelit pretendimet se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve nuk është thjesht i rremë por edhe i turpshme.

26 Janar 2024, 15:35 Nga N.F
Netanyahu reagon kundër Gjykatës Ndërkombëtare të
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeminsitri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Gjykata nuk ra dakord me kërkesën e Afrikës së Jugut për një armëpushim të menjëhershëm. Sipas kryeministrit izraelit pretendimet se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve nuk është thjesht i rremë por edhe i turpshme. Në të njëjtën kohë, zyra e kryeministrit izraelit udhëzoi ministrat që të mos komentojnë vendimin e Gjykatës së Hagës.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir u shfaq duke u tallur me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke postuar në Twitter "Haga dhe lecka ". Ai më tej tha se gjykata nuk kërkon drejtësi, por persekutimin e popullit hebre dhe e quajti atë antisemitike. 

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se Izraeli mbetet i detyruar të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare pavarësisht nga çdo procedurë në Gjykatë.

"Lufta e Izraelit është kundër Hamasit dhe jo kundër qytetarëve palestinezë," shtoi ai.

gjykata ndërkombëtare e drejtësisë hage netanyahu

Sondazh

Poll