Bota

Raport shokues, mbi 2200 persona dyshohet se janë abuzuar seksualisht nga stafet e kishave në Gjermani

Ky hulumtim vjen me kërkesë të Kishës Protestante, e cila mundësoi edhe financimin e tij me 3.6 milionë euro.

26 Janar 2024, 14:17 Nga N.F
Raport shokues, mbi 2200 persona dyshohet se janë abuzuar seksualisht nga
Foto ilustruese

GJERMANI- Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga ekzaminimi i dokumenteve dhe të dhënave nga kishat rajonale ka rezultuar se të paktën 1,259 persona që punojnë për Kishën Protestante të Gjermanisë kanë kryer abuzim seksual në dekadën e fundit.

Autorët e raportit vlerësojnë se numri aktual i autorëve të abuzimit ka të ngjarë të jetë ende më i lartë, ndërsa numri i viktimave thuhet të jetë 2,225 sipas euronews. Ky hulumtim vjen me kërkesë të Kishës Protestante, e cila mundësoi edhe financimin e tij me 3.6 milionë euro. Objektivi kryesor i tij ishte analizimi i strukturave të brendshme të kishës që kontribuojnë në dhunën dhe abuzimin me pushtetin. Ky studim vjen pas zbulimit të një numri marramendës të abuzimeve seksuale nga kleri i Kishës Katolike në Gjermani në vitin 2018. 

gjermani kishe abuzime seksuale

Sondazh

Poll