Bota

I akuzuar për spinazh, Pekini dënon me 5 vite burg një biznesmen britanik

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se dënimi u la në fuqi nga një gjykatë apeli shtatorin e kaluar.

26 Janar 2024, 14:04 Nga N.F
I akuzuar për spinazh, Pekini dënon me 5 vite burg një biznesmen
Foto ilustruese

KINË- Kina njoftoi sot se ka dënuar me pesë vjet burg një britanik pasi akuzohej për spiunazh. Një gjykatë e shkallës së parë në Pekin e kishte dënuar britanikun në vitin 2022 "për marrjen dhe transferimin e paligjshëm të informacionit" në emër të aktorëve të vendosur "jashtë kufijve" të Kinës kontinentale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se dënimi u la në fuqi nga një gjykatë apeli shtatorin e kaluar. Gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi për herë të parë rastin e këtij biznesmeni britanik, Ian Stones në artikullin e saj të djeshëm.

Duke cituar deklarata nga familja e tij dhe burime të tjera, gazeta raportoi se britaniku "u zhduk" në vitin 2018 pas dekadash pune në Kinë. I pyetur sot në lidhje me artikullin e gazetës amerikane, Wang Wenbin siguroi se gjykata e gjykoi biznesmenin "duke respektuar rreptësisht ligjin" dhe se i garantonte "plotësisht" të drejtat e të akuzuarve. Zëdhënësi diplomatik kinez shtoi se zyrtarët britanikë ishin në gjendje të vizitonin Ian Stones dhe të merrnin pjesë në gjyqin e tij.

"Kina është një shtet ligjor. Organet gjyqësore mbikëqyrin rreptësisht që rastet të trajtohen në përputhje me ligjin dhe të mbrohen të drejtat dhe interesat ligjore të palëve kineze dhe të huaja”, theksoi ai.

kine pekin spinazh

Sondazh

Poll