Bota

Vuçiç-Sveçlës: Ambasada e Serbisë në Prishtinë, ëndërr e keqe e tij

Vuçiç ka thënë para gazetarëve se ambasada e Serbisë në Prishtinë është ëndërr e keqe e Sveçlës.

26 Janar 2024, 15:10 Nga M.B
Vuçiç-Sveçlës: Ambasada e Serbisë në
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke komentuar heqjen e djeshme të billborderit në Zveçan ka reaguar ndaj dhe ndaj deklaratës së Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Vuçiç ka thënë para gazetarëve se ambasada e Serbisë në Prishtinë është ëndërr e keqe e Sveçlës. Ai shtoi se Kosova në përputhje me Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë, është “pjesë e territorit të Serbisë”.

"Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, tha Vuçiç në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite në një spital sot.

 

 

aleksandër vuçiç xhelal sveçla

Sondazh

Poll