Aktualitet

Mban peng Gjykatën Kushtetuese/ Besnik Muçi para KPA-së, KP: Provat e reja nuk ndryshojnë rezultatin

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçin.
Featured image of article: Mban peng Gjykatën Kushtetuese/ Besnik Muçi para KPA-së, KP: Provat e reja nuk ndryshojnë rezultatin

Tiranë-Ditën e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca e radhës për ish-prokurorin Besnik Muçin, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë seancë Komisioneri Publik u shpreh se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë. “Provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat ndryshe nga ai i pari.“, ka deklaruar sot në seancë KP.

Ndërsa gjyqtari Muçi deklaroi para KPA se aktet dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të tij në Turqi ende nuk kanë mbërritur në vendin tonë. Ai ka kërkuar më shumë kohë për këtë.

Debatet në seancën e sotme: 

Komisioneri Publik:Analiza e të dhënave sipas deklarimeve të subjektit. Provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat ndryshe nga ai i pari.

Besnik Muçi: Kërkoj të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke që është një nga huadhënësit. Aktet e dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të mi në Turqi ende nuk ka mbërritur. Kam konfirmuar që është nisur nga posta turke, por nuk ka mbërritur në atë shqiptare. Nëse me jepni kohën e nevojshme, deri në mbërritjen e tyre. Kam konstatuar se qëndrimi i KPK, lidhur me shpenzimet për jetesë të subjekteve, ka qenë duke iu referuar INSTAT-it.Shpenzimet për jetesë për familjen time duhet të llogariten në të njëjtën mënyrë siç janë llogaritur edhe për kolegët e mi. Analiza e të dhënave është bërë sipas deklarimeve të subjektit.

Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga KPK, u ankimua nga Komisioneri Publik pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë ishte i dënuar për moskallëzim krimi. Sipas raportit të DSIK, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore, i cili është Armand Lilo.

Muçi u propozua për Kushtetuesen nga vetë presidenti Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Vettingun.  Në dekretin e emërimit të tij, Meta bënte me dije se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

J.V/Dosja.al

Shto Koment