Vuçiç takim me Kallas për zgjidhjen e rastit "Banjska" dhe vendosjen e sanksioneve për Rusinë! Presidenti serb: Do ...
Politike
‘Ligjet’ miratojnë listën e kandidatëve, i dërkojnë Kuvendit emrat për dy anëtarët e Kushtetueses (VD)
5 Nëntor 2019, 10:18Nga DOSJA
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot listën me kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, e cila tashmë do të kalohet për votim në seancën e radhës plenare. Ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ai që lexoi emrat, ku ra në sy dhe emri i Besnik Muçi, i cili tashmë është dekretuar nga Preisdenti Ilir Meta si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.
“Vakanca e shpallur në datë 12.02.2018, KED ka bërë listimin Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Besnik Muçi. Për Mucin, që tashmë është anëtar i Kushtetues raportit që do të votojmë do i bashkëngjitim edhe dekretin e Presidentit. Një kundër (Alimadhi), asnjë abstenim, miratohet raporti për bllokun e parë të kandidaturave. Kalojmë për raportin për vakancën 04.03.2019, KED ka përcjellë Kuvendit tre kandidatë me këtë renditje, Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska”, u shpreh Manja.
Duke qenë se Muçi është emëruar, gara do të jetë mes dy kandidatëve të tjera Arta Vorpsi dhe Elsa Toska. Votimi për emërimin e një antëtari duhet të jetë me shumicë të cilësuar dhe nëse nuk arrihet nurmi i duhur i votave atëherë automatikisht i pari në listë do të jetë anëtari i Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë që në listën e dytë që Komisioni i Ligjeve i dërgoi sot Kuvendit për votim me këtë renditje janë; Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. Edhe në këtë rast procedura do të jetë e njëjtë si në rastin e parë.
Por mbledhja tek ligjet u shoqërua me debat pasi Bashkim Finio kërkoi sqarime për karrierën e kandidatëve. “Kandidati duhet të ketë 15 vite pune. Tani më rezulton se dy kandidatët, njëra ka qenë specialiste në marrëdhëniet me jashtë, tjetra ndihmës komisionere. Këto dy detyra quhen nëpunës të nivelit të lartë, që plotësojnë kriterin e 15 viteve. Sepse të punës ndihmës komisionere dhe specialiste nuk është niveli i lartë”, tha deputeti i PS.
Ai ka marrë një përgjigje nga Klotilda Bushka e cila tha se “KED e ka bërë në mënyrë analitike pse përvojë konsiderohet e tillë, bëhet fjalë për punë në profesionin jurist që i përmbushin kriteret”.
Gjykata Kushtetuese nis të ringrihet. Pak ditë më parë Ilir Meta emrëoi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka dalë para Vettingut. Deri më tani janë dy anëtarë të kësaj Gjykate, Vitore Tushi dhe Besnik Muçi, por duhet të plotësohen të 9 anëtarët.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Në komisionin e Reformës Zgjedhore ka ndodhur një përplasje mes Damian Gjiknurit dhe kujtim Gjuzit.Pasi ka mbaruar fjalën hyrës bashkëkryetarja e k...
Lulzim Basha është kthyer në qendër të vemendjes mediatike pas zhvendosjes në kompleksin e vilave “Long Hill” në periferi të Tiranës. Kryetari i PD nuk jeton më...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin “Mjeshtër i Madh”, katër ish-futbollistët shqiptarë, për kontributin e tyre ne vite për futbollin...
Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Për arrestimin e sotëm të Redjan Rrajës ai është shprehur se kj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas atentatit të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. (Lexo këtu)Me anë të një statusi në Twitter...
TIRANË– Nipi i deputetit Rraham Rraja, Redjani është arrestuar si një prej të dyshuarve kryesore për atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit, Ar...
TIRANË- Organizata e rinisë, CRCA/ECPAT Shqipëri, një ditë pas votimit në Kuvend të Ligjit për Rininë i ka dërkuar një kërkesë Presidentit të Republikës që...
TIRANË- Ditët e fundit qeveria shqiptare është vënë nën akuza për implementimin e rrjetit 5G të telefonisë dhe internetit. Pas akzuave nga opozita se Rama...