Politike

PS voton delegatët më 16 Nëntor/ Bushati e Balla: Do zgjedhim në 4 forma. Veliaj ‘leksione’ socialistëve, mungon Rama

9 Nëntor 2019, 12:23 Nga DOSJA
PS voton delegatët më 16 Nëntor/ Bushati e Balla: Do zgjedhim

TIRANË– Partia Socialiste ka organizuar takimin ‘Ti Zgjedh’ me strukturat e saj në të gjithë vendin për t’u përgatitur për zgjedhje të delegatëve të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor.

Në takim pritej të merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili mungoi pasi ashtu siç e shpjegoi edhe vetë ishte duke punuar në hartimin e ligjit special kundër KÇK-së.

Fjalën hapëse e ka mbajtur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila ka deklaruar se PS është krenare për punën e bërë në të 6 vitet që kanë qeverisur vendin.

Ndërsa në fjalën përmbyllëse të takimit, të cilën e ka mbajtur kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj i ka dhënë “leksione” të rinjve se si të jenë socialistë të vërtetë. Veliaj shtoi se ishte i bindur se PS do të fitojë edhe zgjedhjet e 2021.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali erion veliaj ervin bushati takimi 'ti zgjedh' ne tirane taulant balla elisa spiropali erion veliaj ervin bushati takimi 'ti zgjedh' ne tirane taulant balla

Sondazh

Poll