Aktualitet

Nënkomisari u vetëvra në zyrën e tij, policia e Durrësit: U dënua për plagosje të lehtë, ndaj u shkarkua nga detyra

Po ashtu theksohet se Pjeçi ishte dënuar me vendim të prerë për plagpsje të lehtë dhe për këtë është shkarkuar nga detyra që mbante.

25 Janar 2024, 17:38 Nga I.A

Nënkomisari u vetëvra në zyrën e tij, policia e

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar për vetëvrasjen e nënkomisarit Arben Pjeçi në zyrën e tij. Në njoftim theksohet se ai kishte mbyllur derën dhe ishte familja e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk po komunikonin dot me atë. Policia më pas ka hapur derën e zyrës me forcë dhe e ka gjetur të vetëvrarë me armën e shërbimit. Po ashtu theksohet se Pjeçi ishte dënuar me vendim të prerë për plagpsje të lehtë dhe për këtë është shkarkuar nga detyra që mbante.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili aktualisht është në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat. Nga Komisariati i Policisë Durrës filluan veprimet për kërkimin dhe gjetjen e specialistit. Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi.

Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit. Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit. Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës. Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterrues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake.

arben pjeçi vetevritet arben pjeçi

Sondazh

Poll