Bota

Shifrat e OKB-së për dhunën seksuale alarmante, Patten: Po përdoren si armë e padukshme dhe e lirë e luftës

Gjatë vitit të kaluar, përfaqësuesi i OKB-së ka kryer misione në Ukrainë, Kolumbi, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut.

25 Janar 2024, 15:12 Nga N.F
Shifrat e OKB-së për dhunën seksuale alarmante, Patten: Po
Foto ilustruese

IZRAEL- Përfaqësuesja speciale e OKB-së për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura, Pramila Patten denoncoi sot nga Nice një prirje "shumë shqetësuese" të cilën e cilësoi si një "arme të padukshme, të lirë dhe efektive të luftës" e cila po përdoret në luftërat që po zhvillohen në botë.

“Raporti që mbulon vitin 2022 paraqet një pamje shumë shqetësuese të dhunës seksuale që përdoret si taktikë, torturë, terrorizëm apo shtypje politike ”, tha Patten.

Ndërsa mjetet ligjore janë vendosur tani në të gjitha nivelet në mbarë botën, raporti i vitit 2023, që do të diskutohet në prill, "tregon të njëjtat tendenca". Gjatë vitit të kaluar, përfaqësuesi i OKB-së ka kryer misione në Ukrainë, Kolumbi, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut.

Ajo do të udhëtojë në Izrael të dielën "për të mbledhur të dhëna në lidhje me akuzat për dhunë seksuale gjatë sulmit të 7 tetorit" të nisur nga Hamasi. 

Ai do të shoqërohet nga ekspertë dhe pritet të takojë "të mbijetuar, dëshmitarë dhe persona të tjerë të prekur nga dhuna seksuale" si dhe "pengje dhe të burgosur të liruar së fundmi". 

okb dhune seksuale lufte

Sondazh

Poll